Britania regjistron edhe 12 330 raste të reja me koronavirus dhe 205 vdekje

covid uk 1100x620

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 12 330 raste pozitive me koronavirus dhe 205 viktima gjatë 24 orëve të fundit, sipas shifrave zyrtare të qeverisë. Numri i të infektuarve është rritur lehtë nga 12 155 raste të reja që u konfirmuan të dielën, ndërsa numri i vdekjeve ka rënë nga 215 që u regjistruan një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe  ka shkuar në 1 629 657, kurse numri i viktimave nga COVID-19 në 58 448.

Në Uells, kishte edhe 802 raste të tjera dhe tri vdekje, duke e çuar numrin total të rasteve të konfirmuara në 80 342 dhe të vdekjeve totale që nga fillimi i pandemisë në 2540, sipas Shëndetit Publik të Uellsit.