Dalin pamjet e Grosjean nga spitali: Jam mirë apo jo?

Piloti i Formula 1, Romain Grosjean falënderoi pajisjen e re mbrojtëse e cila i shpëtoi jetën nga aksidenti i tmerrshëm, ku makina e tij shpërtheu në flakë.

Të afërm të pilotit 34-vjeçar kanë publikuar një video të Grosjean nga spitali i Bahrein ku ai shprehet se është mirë dhe tregon duart e fashuara.

Piloti i Haas, Romain Grosjean, humbi kontrollin e makinës pas një prekjeje me një makinë tjetër dhe u përplas me muret mbrojtëse të pistës së Bahreinit.

Në momentin e përplasjes, njëvendëshja mori flakë dhe u nda në dysh.