Dëbimi i dhunuesit, avokati Kullolli: Ligji, problematik

Ndryshimi ligjor që i jep policisë të drejtën të largojë nga banesa një person të kallëzuar për dhunë në familje, përpara se gjykata të lëshojë një urdhër-mbrojtjeje, konsiderohet si problematik nga juristët.

Sipas avokatit Erjon Kullolli, ligji nuk qartëson kushtet e zbatimit të kësaj mase paraprake.

Duke marrë në konsideratë vështirësinë e provueshmërisë së akuzës në rastet e dhunës brenda mureve të shtëpisë, Kullolli vlerëson se ligji për masat ndaj dhunës në familje mund të lerë vend për abuzim.

Ndryshimet ligjore diktojnë urdhërimin e dhunuesve në familje për të marrë pjesë në programe rehabilitimi psiko-sociale, ose të aftësimit prindëror.