Durrësi me numrin më të lartë të të infektuarve pas Tiranës, vështirësi për hetimin epidemiologjik

koronavirusi ne shqiperi 22 2 1100x620

Durrësi numëron 1360 raste aktive me Covid-19, ndërsa sot ka regjistruar dhe numrin më të madh të të infektuarve pas Tiranës, me 46 të tillë.

Burime për A2, bëjnë me dije se shpërndarja e rasteve është pothuajse në të gjithë institucionet shtetërore, përfshirë edhe ato arsimore, duke hyrë në fazën e infektimeve komunitare, duke vështirësuar në këtë mënyrë dhe hetimin epidemiologjik për rastet e identifikuara.

Në pothujase 80% të institucioneve lokale frekuentimi është i pjesshëm, me grafik, ndërsa rreth 30 klasa të arsimit parauniversitar zhvillojnë mësim online për shkak të infektimit të mësuesve dhe nxënësve.