Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Frakturë në kafkë, dëmtim horror në Premier League

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 11:42 | Futboll
Frakturë në kafkë, dëmtim horror në Premier League

Raul Jimenez, sulmuesi meksikan i Wolverhampton, pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e së dielës ndaj Arsenal-it.

Futbollisti u përplas kokë më kokë me David Luiz, duke pësuar frakturë në kafkë. Wolverhampton njoftoi se 29-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale gjatë natës. Më tej, klubi i Premier League falënderon mjekët që kryen ndërhyrjen, ndërsa thekson se lojtari tashmë ka nevojë për qetësi, ndërsa në ditët në vijim do të jepen detaje të reja mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në momentin e përplasjes, lojtari humbi ndjenjat, ndërsa ndeshja u ndërpre për rreth 10 minuta dhe fushën e pushtoi paniku. “Ishte e tmerrshme. Mund të shihnit fytyrat e lojtarëve për të kuptuar panikun që na kishte pushtuar”, tha pas ndeshjes trajneri i Wolverhampton Nuno Espirito Santo.

https://www.youtube.com/watch?v=ZKSEo0PJ9j0

A2 CNN Livestream

Dita jonë