Gara për BKH, përfundon procesi i deklarimit nga 35 kandidatë

BKH 1100x620

Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të BKH-së. Deklaratat u janë dorëzuar nga kandidatët, me e-mail, komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit.

Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve. Pas përfundimit të këtij procesi, të kualifikuarit do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit.

Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.