George Clooney rrëfen: Martesa me Amal ndryshoi gjithçka

cloney 1100x620

Aktori thotë se ai dhe Amal në fillim nuk kishin ndërmend të martoheshin dhe të bënin fëmijë. Por tani thotë: “Në jetë nuk mund të isha më i lumtur se kaq”.

Për pjesën më të madhe të viteve 1990 dhe 2000, George Clooney konsiderohej si një nga beqarët më të famshëm të Hollivudit, derisa arriti Amal Alamuddin.

Dhe ndërsa të gjithë ëndërrojnë një marrëdhënie përrallore si ata, duket se George Clooney nuk është ndjerë gjithmonë aq i sigurt për të ardhmen e tyre.

Në një intervistë të re për numrin “Icon of the Year të GQ”, aktori foli rreth mënyrës se si takimi dhe dashuria e tij me Amal ndryshuan plotësisht planet e tij të jetës.

“Para se ajo të vinte, mendova, nuk do martohem kurrë. Unë nuk do të kem fëmijë, filloi të tregonte Clooney . Do të punoj, do të kem miq të shkëlqyeshëm, jeta ime do të jetë e plotë kështu dhe jam mirë”.

“Por unë nuk e dija sa e zbrazët ishte jeta ime derisa takova Amal. Dhe gjithçka ka ndryshuar”.

George Clooney, i cili kishte qenë më parë i martuar me aktoren Talia Balsam nga 1989 në 1993, shpjegoi se si marrëdhënia e tij me Amal, një avokate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, i ndryshoi jetën.

“Nuk ka dyshim që prania e Amal në jetën time ndryshoi gjithçka për mua, tha George. Ishte hera e parë që ajo si person (dhe gjithçka që bënte) ishte pafundësisht më e rëndësishme se çdo gjë tjetër për mua.”

“Dhe pastaj i patëm këta dy të vegjël tekanjozë – shtoi Clooney duke iu referuar fëmijëve të tij. Tani jeta ime është shumë e përmbushur dhe sigurisht diçka që në atë kohë nuk e kisha parashikuar aspak për të ardhmen time”.

Gjatë intervistës Clooney, i cili u martua me Amal në 2014-n në një ceremoni të bujshme në Itali pak më shumë se një vit pas takimit të tyre, zbuloi gjithashtu se çifti fillimisht nuk kishte ndërmend të martohej, aq më tepër të kishte fëmijë.

“Asnjëherë nuk kemi folur për martesë kur ishim në takim. I kërkova të martohej me mua dhe asaj iu desh një kohë e gjatë për të thënë po. Isha në gjunjë për rreth 20 minuta, në fund thashë po më dhemb këmba”.

Asnjëherë nuk kemi biseduar për të pasur fëmijë. Një ditë shkojmë te mjeku dhe Amal bën ekografinë. Ata thanë, ”Prisni një djalë”. Dhe unë thashë, një djalë, fantastike! Por, pastaj mjekët shtuan: Është edhe një vajzë.

Isha i shtangur. Edhe një herë i befasuar nga jeta: Unë jam plakur dhe papritmas do të isha prind i dy fëmijëve, nuk e prisja. Është e vështirë të rri pa fjalë, por atë ditë qëndrova atje për 10 minuta, duke parë atë copë letër që thoshte se do të kisha binjakë ”.

Sidoqoftë, Clooney tani qesh dhe thotë se nuk mund të ishte më i lumtur se kaq në jetë, si për Amal ashtu edhe për fëmijët 3-vjeçarë, Alexander dhe Ella. “Është e pabesueshme”, përfundoi aktori.