Italia miraton një tjetër paketë ndihme, 8 miliardë euro për sektorët e prekur nga pandemia

italia bosh 1100x620

Italia ka miratuar një paketë ndihme me vlerë 8 miliardë euro për të mbështetur sektorët më të prekur nga pandemia, tha qeveria të hënën në një njoftim për shtyp.

Paketa shtyn afatet e taksave për bizneset në rajonet që janë nën kufizimet më të ashpra Covid-19.

Ajo gjithashtu ofron një ndihmë prej 1000 € për punëtorët në turizëm, arte dhe sporte, sektorë që janë goditur rëndë nga pandemia. Paketa parashikon gjithashtu fonde për forcat ushtarake dhe të policisë.

Puna e qeverisë vijon “për të zgjeruar dhe forcuar mbështetjen për punëtorët, profesionistët dhe bizneset italiane, të cilat nuk duhet të ndihen të vetme përballë vështirësive që paraqet kjo krizë Covid, nga e cila, jam i sigurt, së shpejti do të dalim të gjithë së bashku ,” tha Ministri i Financave Roberto Gualtieri në mbrëmje në faqen e tij në Facebook.

Ndërkaq, Italia raportoi 20,648 raste të reja me koronavirus të dielën, duke çuar infeksionet e saj totale në pothuajse 1.59 milion. Vendi fqinj raportoi gjithashtu 541 vdekje të reja, duke e çuar totalin në 54,904 që nga fillimi i pandemisë.