Kapet sasi e madhe tritoli në Durrës

Untitled collage 2020 11 30T104906.245 1100x620

Policia e Durrësit finalizoi me sukses operacionin e koduar “Mbikalimi”, gjatë së cilit u sekuestrua një sasi eksplozivi dhe u arrestua poseduesi i tyre që po bëhej gati t’i shiste.

Në “Mbikalimin e Hekurit”, në Sukth, u arrestua shtetasi N. K., 47 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu sekuestruan 6 kallëpë tritol dhe 10 kapsolla detonatorë.

Kontrollet kanë vijuar në banesën e këtij shtetasi në Kukës, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhe 1 armë zjarri, 3.5 kallëpe tritol, 20 granata ofensive dhe 20 ndezës.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas do i shiste municionet dhe eksplozivët, ndërkohë që po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.