Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Motori përplaset me furgonin, ndërron jetë 52-vjeçari në Golem

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 16:47 | Kronikë
Motori përplaset me furgonin, ndërron jetë 52-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur rreth orës 15:30 në Golem të Kavajës. Viktima, 52-vjeçari me inicialet A Gj., po drejtonte një motor ku si pasagjere ndodhej edhe shtetasja L.Gj, kur u përplas me një furgon.

Si pasojë e aksidentit 52-vjeçari ndërroi jetë, ndërkohë që pasagjerja u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë