Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shteti pa shifra të sakta për emigrantët dhe azilkërkuesit, 49 mijë u larguan në 2019

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 15:30 | Aktualitet
Shteti pa shifra të sakta për emigrantët dhe azilkërkuesit,

Qeveria nuk e ka sot një shifër të saktë të numrit të shqiptarëve që lënë vendin çdo vit. E dhëna e vetme është një përllogaritje që bën Instituti i Statistikave, që hidhet poshtë nga shifrat zyrtare të institucioneve të huaja.

Të dhënat zyrtare të institutit të statistikave raportojnë se 104 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi, në 6 vitet e fundit, mbështetur në diferencën midis atyre që ikin çdo vit dhe atyre që rikthehen. Por, shifrat e institucioneve të huaja pasqyrojnë një tablo krejt ndryshe. Të dhënat e zyrës europiane të statistikave, EUROSTAT tregojnë se vitin e kaluar 23 mijë shqiptarë emigruan në disa nga vendet e Bashkimit Europian. Por, këtu nuk përfshihen të dhënat e Gjermanisë, Francës, apo Greqisë, disa prej destinacioneve kryesore.

Në mënyrë plotësuese, të dhënat e Eurostat raportojnë një numër prej 21 mijë azilkërkuesish të rinj nga Shqipëria në dyert e BE.

Po ashtu, përgjatë vitit 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi 4736 viza emigracioni për shtetasit shqiptarë, numri më i lartë krahasuar me të gjitha shtetet e Europës.

Në total, duke mbledhur të dhënat e emigracionit në Europë, Shtetet e Bashkuara, si dhe numrin e azilkërkuesve, afërsisht 49 mijë shqiptarë lanë vendin vitin e kaluar. Ndërkohë që statistikat zyrtare në Shqipëri flasin për vetëm 43 mijë të larguar, numri i saktë i emigrantëve, është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që nuk kanë aplikuar për azil apo për leje qëndrimi.

E vërteta është që sot shteti nuk ka një shifër zyrtare për të larguarit, por më shqetësues është fakti se nuk ka një strategji për të mësuar arsyet dhe për të ndalur këtë valë të dytë largimesh, që rrezikon të zbrasë popullsinë e vendit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë