U rikthye pas 15 vitesh në ring, Tyson e pranon: Piva marijuhanë përpara ndeshjes

Mike Tyson pranoi se kishte konsumuar kanabis përpara ndeshjes së boksit që zhvilloi fundjavën e shkuar ndaj Roy Jones Jr. “E kisha të nevojshme”, shprehet ai.

Deklarata e legjendës së boksit erdhi pas spektaklit prej 8 raundesh që u mbajt në Los Anxhelos, ku ai u përball me Jones Jr, ndeshje e cila u mbyll në barazim.

“Normal që po. Dëgjoni unë nuk mund të qëndroj pa pirë marijuhanë”, tha Tyson përpara gazetarëve që mezi prisnin të merrnin një deklaratë pas kthimit të tij në ring, ku mungonte prej 15 vitesh.