Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

1 miliard dollarë për skrap

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 10:18 | Bota

Marina e SHBA-së ka vendosur të çojë për skrap anijen "USS Bonhomme Richard", pasi u vlerësua se restaurimi i saj do të kushtonte miliarda dollarë.

Anija sulmuese ambifibe ishte në një port në San Diego kur një zjarr masiv shpërtheu në bordin e anijes, në një nga zjarret më të kushtueshme në historinë moderne të Marinës amerikane.

Zyrtarët e Marinës thanë që restaurimi i anijes do të kushtonte 2,5 miliardë dollarë deri në 3,2 miliardë dollarë dhe do të duheshin pesë deri në shtatë vjet derisa procesi të përfundonte. Ata po ashtu shtuan se rreth 60% e anijes do të duhej të zëvendësohej.

Sekretari i Marinës Kenneth Braithwaite, tha në një deklaratë se në këto kushte reastaurimi nuk ishte aspak i leverdisshëm nga ana financiare.

Marina gjithashtu tha se kishte parë mundësitë për ta shndërruar atë që mbetet nga Bonhomme Richard në një lloj tjetër anijeje, siç është një anije spitalore, por një shndërrim i tillë mund të kushtojë mbi 1 miliard dollar, pra më shumë sesa ndërtimi i një anije të re të ngjashme .

Heqja e anijes vlerësohet të kushtojë 30 milionë dollarë dhe do të duhen 9 deri në 12 muaj për të përfunduar.

Ndërtimi i “USS Bonhomme Richard” kushtoi 750 milionë dollarë kur u porosit në vitin 1998, ose rreth 1.2 miliardë dollarë me vlerën e sotme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani