Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

6 muaj burg Luan Dacit, Gjykata e Posaçme: Falsifikoi aplikimin për në KPA

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 12:27 | Aktualitet
6 muaj burg Luan Dacit, Gjykata e Posaçme: Falsifikoi aplikimin për

Gjykata e Posaçme vendosi të dënojë me 6 muaj burg gjyqtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci. Daci nuk rrezikon të shkojë në qeli, pasi në përfundim gjykata vendosi të konvertojë dënimin me burg në 12 muaj shërbim prove. 

Në arsyetimin e vendimit gjyqtari Sandër Simoni tha se Daci ka falsifikuar kërkesën mes të cilës ka aplikuar për të qenë pjesë e KPA nëvitin 2017, pasi nuk ka deklaruar se kishte një masë disiplinore “largim nga detyra”.

Kjo masë e KLD e kishte larguar atë nga detyra e gjyqtarit të Tiranës në vitin 1997. Gjyqtari Simoni argumentoi se kërkesa e të pandehurit ishte akt që i garantoi atij nisjen e detyrës në KPA dhe si e tillë konsiderohej si dokument.

Hetimi dhe gjykimi i Dacit, teksa ishte i pezulluar nga detyra, nuk cenoi asnjë nga vendimmarrjet e marra prej tij. Ndërkohë që dënimi nga gjykata, ndonëse nuk është i formës së prerë, pritet të përdoret si argument në paditë e ngritura në Strasburg nga gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar nga vetting-u. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë