Forcat Ajrore sqarojnë PD-në: Nuk ka shpërdorim fondesh, e drejta e ministrit të përdorë helikopterin

Përditësuar më: 1/12/2020, ora 19:15
FA helikopteri 1024x576

Forcat Ajrore sqarojnë PD-në: Nuk ka shpërdorim fondesh, e drejta e ministrit të përdorë helikopterin

Përditësuar më: 1/12/2020, ora 19:15

Menjëherë pas deklaratës së Partisë Demokratike për abuzimin, sipas tyre, me fluturimet e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me helikopterin e ushtrisë, Forca Ajrore shqiptare i kthen përgjigje me shifra.

Sipas një tabele ku jepen disa detaje, Forcat Ajrore sqarojnë se informacioni i përcjellë është i pasaktë dhe “përbaltja ndaj nesh është e papranueshme”.

“Gjatë muajve të fundit, janë kryer jo 22, por 338 fluturime në të gjitha qarqet e vendit. Nuk ka asnjë shpërdorim misioni dhe kapacitetesh. Në një vit, Xhaçka përdori mjetet ajrore vetëm 4 herë, në Shkodër, Dibër e Gjirokastër. Udhëtimet e Xhaçkës në 3 qarqe, ku FA ka strukturat e saj rajonale të Mbrojtjes Civile”, lexohet në reagimin e FA-së.

Sipas Forcës Ajrore, “përdorimi i mjeteve ajrore është e drejtë ligjore e Ministrit të Mbrojtjes” dhe “zëri buxhetor për fluturime i shpenzuar është vetëm 22% e buxhetit vjetor për fluturimet stërvitore”.