Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Interi i motivuar, por pa “gjumë”, tifozët gjermanë zgjojnë lojtarët në 4 të mëngjesit

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 13:23 | Futboll
Interi i motivuar, por pa “gjumë”, tifozët gjermanë

Interi i Conte-s luan mbrëmjen e sotme ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni në Champions League, me shpresën e një kualifikimi të mundshëm, i cili është tejet i komplikuar pas rezultateve aspak të mira në grup.

Por, edhe pse ekipi italian është i karikuar në maksimum për ndeshjen e mbrëmjes ndaj Monchengladbach, tifozët gjermanë i bënë një surprizë aspak të këndshme.

Lojtarët zikaltër u zgjuan që në 04:00 të mëngjesit të së martës, pasi një grup tifozësh të Monchengladbach ndezën fishekzjarrë pranë hotelit ku po qëndronte skuadra e Interit.

Zikaltërve në fakt u duhet një mrekulli për vendin e dytë, teksa duhet të mundin në mbrëmje Monchengladbach dhe duhet të shpresojnë që në ndeshjen e fundit, fitorja e tyre hipotetike përballë Shakhtar Donetsk të shoqërohet me një tjetër humbje nga Monchengladbach përballë Realit të Madridit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani