Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Konsultimi publik për SHÇBA, shtohen kompetencat e përgjimit

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 17:12 | Aktualitet
Konsultimi publik për SHÇBA, shtohen kompetencat e përgjimit

Ministria e Brendshme pritet të mbyllë konsultimin publik sa i takon ndryshimeve ligjore të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat.

Në vlerësimin e ministrisë, tashmë ky nuk do të jetë më një shërbim por Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila mbart në vetvete dhe ndryshim kompetencash sa i takon pjesës operacionale. Ndryshimet janë që në krye të herës në fushën e zbatimit të ligjit.

Në ligjin e vjetër shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat ushtronte veprimtarinë e tij tek efektivet e policisë drejtoria e ruajtjes së personaliteteve të larta si dhe tek struktura e mbrojtjes nga zjarri.

Kjo e fundit hiqet ndërsa agjencia ka për detyrë të kontrollojë personelin e akademisë së sigurisë. Një tjetër risi ndryshe nga ligji i vjetër, ku atributet i kishte vetëm ministri i Brendshëm, tashmë struktura dhe organika e agjencisë do të përcaktohet me urdhër të kryeministrit  si dhe me propozimin e ministrit të Brendshëm.

Një pikë e cila pritet të ketë debat edhe në diskutimet e komisioneve parlamentare është ajo e veprimtarisë informative të agjencisë. Sipas projektit parashikohet se teknikat e gjurmimit apo mbikëqyrja e veçantë bëhet nga komunikime jo elektronike, por në nenin 26 tek masat e veçanta diçka e tille ndryshon.

Ashtu si dhe në ligjin e  policisë së shtetit, ku kërkohej përgjimi, tashmë Agjencia e Mbikëqyrjes policore gjatë masave të veçanta mund të përdorë mjete, pajisje apo teknika të veçanta për identifikimin apo lokalizimin e vendndodhjes.

Diçka e tillë nënkupton pajisje gjurmuese, edhe pse më poshtë parashikohet që kushtet dhe rregullat vendosen nga ministri, Prokurori i Përgjithshëm dhe ai i Prokurorisë së Posaçme. Sërish pikëpyetja mbetet se a duhet të jetë ministri i Brendshëm pjesë e vendimmarrjes së kushteve apo rregullave, atributeve të cilat i takojnë prokurorisë, ku akuza pak kohë më parë kërkoi që ekzekutivi të qëndrojë larg gjyqësorit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu