Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Mesazhi i Varheley: Angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor, prioritet i BE

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 12:00 | Politikë
Mesazhi i Varheley: Angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor, prioritet i BE

Angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor është prioritet i Bashkimit Europian, tha komisioneri për zgjerimin, Oliver Varheley. Në një videomesazh të publikuar në Twitter, Varheley përmend mbështetjen e komisionit aktual ndaj rajonit, gjatë vitit të parë në detyrë.

“Komisioni europian qëndroi në krah të Ballkanit perëndimor gjatë krizës së koronavirusit, e po ashtu fqinjëve të Europës Lindore dhe Jugore. Ofruam mbështetje të rëndësishme, si në terren ashtu edhe financiare. Dhe pavarësisht krizës, ne u fokusuam edhe te prioritetet afatgjata. Pikë së pari, forcuam angazhimin tonë ndaj fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, një prioritet për këtë komision dhe për të gjithë Bashkimin Europian.

Bashkë me shtetet anëtare, komisioni fuqizoi procesin e zgjerimit duke miratuar një metodologji të re, e cila lejoi t’i jepej drita jeshile nisjes së negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Miratuam, gjithashtu, një plan ambicioz ekonomik dhe investimesh për Ballkanin Perëndimor që synon ndryshimin e pamjes së rajonit deri në fund të mandatit të këtij komisioni. Ky plan do të ndihmojë rajonin të rimëkëmbet më shpejt dhe më i fortë nga kriza e të ngushtojë edhe më shpejt hendekun ekonomik mes nesh. Që prej ditës se parë në detyrë, ne qëndruam në krah të Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues një vit më parë dhe organizuam konferencën e donatorëve në mbështetje të përpjekjeve për rindërtimin. Ndërsa ky komision shënon vitin e tij të parë në detyrë, ne vazhdojmë t’i përgjigjemi të gjitha sfidave të Europës, ndërsa ndihmojmë fqinjët tanë të fuqizohen e të afrohen me ne”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë