Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Peshonte 300 kilogramë, 50 persona në operacion për ta nxjerrë nga ndërtesa

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 15:09 | Lifestyle

Rreth 50 persona, policë, zjarrfikës dhe mjekë, morën pjesë në një operacion për të nxjerrë nga ndërtesa një 53-vjeçar mbipeshë, në Francë.

Alain Panabière ishte bllokuar në shtëpi që prej korrikut të vitit të kaluar. Ai nuk mund të dilte nëpërmjet shkallëve sepse nuk mund të kalonte në derën e dhomës së tij për shkak të trupit të madh. Thuajse prej një viti, Alain qëndronte i shtrirë në dysheme, pasi kishte thyer edhe këmbën, ndërsa për ta ushqyer dhe për ta larë atë kujdesej i vëllai, Jean-Claude.

Zjarrfikësit hoqën një dritare dhe përmes një viçi e ulën 53-vjeçarin në një shtrat të bërë posaçërisht për të, para se ta transportonin në spital me një ambulancë të veçantë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani