Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Restorantet, lokalet, kinematë mund të mos pranojnë klientët e pavaksinuar kundër Covid

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 11:36 | Bota
Restorantet, lokalet, kinematë mund të mos pranojnë klientët

Ministri i ri për shpërndarjen e vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar la të kuptohet gjatë një interviste se restorantet, lokalet dhe kinematë mund të mos pranojnë klientët që nuk i janë nënshtruar një vaksine kundër koronavirusit.

Nadhim Zahawi deklaroi se edhe pse marrja e vaksinës do të jetë vullnetare, disa ambiente, duke përfshirë këtu ato sportive, mund të kërkojnë një vërtetim vaksinimi që të lejojnë hyrjen e qytetarëve.

Ministri shtoi se qytetarët duhet të vendosin vetë nëse do ta marrin apo jo vaksinën, por atyre do t’iu jepet mesazhi i fortë që ajo është një gjë e mirë për familjen, komunitetin dhe vendin.

Kompanitë ajrore tashmë janë duke e shqyrtuar idenë për kërkim të “pasaportave të imunitetit” si kusht për të fluturuar.

Shumë ekspertë e kundërshtojnë këtë skemë, duke e konsideruar atë si shkelje të të drejtave të njeriut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli