Teknologjia në zgjedhje do të kushtojë mbi 3,3 miliardë lekë

kosto e teknologjise mb frame 1189 1100x620

3 360 938 682 është kostoja që do të kushtojë teknologjia në zgjedhjet e 25 prillit. 2 112 304 484 për pajisjet që do të bëjnë identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe do të vendosen në të gjitha qendrat e votimit në mbarë vendin dhe 1 248 634 198 lekë për pajisjet e votimit dhe numërimit që do të testohen në jo më shumë se 20% të këtyre qendrave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori çmimet e referencës nga ofertat që kompanitë që veprojnë në këtë sektor i dërguan. Për votimin dhe numërimin elektronik  u morën për bazë çmimet e 3 kompanive të huaja, mes të cilave do të përzgjidhet dhe fituesi. Ndërsa për identifikimin, ofertat erdhën nga 7 kompani, ndër to dhe vendase.

Në shkresën dërguar kuvendit dhe qeverisë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kërkon vënien në dispozicion të parave, për aq kohë sa afati-limit për zbatimin e projektit të identifikimit është jo më vonë se 145 ditë larg zgjedhjeve.