Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

United, PSG dhe Leipzig nga 9 pikë secila, gjithçka vendoset në javën e fundit

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 22:53 | Futboll
United, PSG dhe Leipzig nga 9 pikë secila, gjithçka vendoset në

PSG fitoi 3-1 në Angli ndaj Manchester United, duke lënë gjithçka hapur për kualifikimin në Grupin H të Champions League.

Dygolëshi i Neymar dhe goli i Marquinhos i dhanë 3 pikët jetike kampionëve të Francës, ndërsa për United shënoi Rashford.

United, PSG dhe Leipzig kanë secila nga 9 pikë. Në ndeshjen e fundit, PSG do të presë Basaksehir në Francë, ndërsa Manchester United do të udhëtojë në Gjermani për t’u përballur me Leipzig. Në letër, PSG duket e kualifikuar, pasi ka një ndeshje të lehtë, ndërsa bileta tjetër do të vendoset nga përballja në Gjermani.

Në ndeshjet e tjera, Juventus dhe Barcelona fituan 3-0 respektivisht ndaj Dinamos së Kievit dhe Ferencvarosit të Myrto Uzunit.

Chelsea shkatërroi Sevillan 4-0 në Spanjë, Borussia Dortmund dhe Lazio barazuan 1-1, ndërsa Club Brugge mposhti 3-0 Zenitin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani