Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vota e emigrantëve, Balla: Zvarritje politike, por nuk ka pengesa legjislative

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 16:08 | Politikë
Vota e emigrantëve, Balla: Zvarritje politike, por nuk ka pengesa

Socialistët e kërkonin votën e emigrantëve që kur ishin në opozitë, por pas 2 mandatesh qeverisjeje, mundësimi i saj është ende në pikëpyetje.

Pavarësisht zvarritjeve politike, numri dy i PS, shpreson që më 25 prillin e ardhshëm, kjo të realizohet.

I pyetur nga A2, lidhur me një tjetër detyrim që rrjedh nga marrëveshja e 5 qershorit me opozitën jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore, siç është miratimi i ligjeve që do të shoqëronin kodin, Balla pranon vonesën, ndërsa pohon se do të punohet deri në fund të sesionit.

E në kohën kur reforma zgjedhore ende është e mbetur gjysmake, Shqipëria nuk ka plotësuar as kushtin tjetër të Brukselit për tryezën e parë ndërqeveritare: funksionimi i Gjykatës Kushtetuese.

Fjalët e Angela Merkel, që shtynë për vitin tjetër pritshmëritë, për Taulant Ballën nuk ngarkojnë me përgjegjësi Tiranën zyrtare.

Socialisti u shpreh besimplotë se brenda dhjetorit, anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese do të mund të veshin “togat e zeza” dhe ligji për mediat, tjetër kusht i kërkuar nga Brukseli, do të miratohet në përputhje me faktorin ndërkombëtar. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani