Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Falimenton ish-futbollisti i Real Madrid

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 17:45 | Futboll

Royston Drenthe, ish-futbollist i Real Madrid, është në vështirësi të mëdha financiare. Edhe pse Gjykata e Bredës në Holandë e shpalli të falimentuar, ai vetë nuk është i shqetësuar, duke u shprehur për “Voetbalzone” se gjithçka ka ndodhur për një neglizhencë të avokatit të tij.

“Nuk trembem lehtë nga këto gjëra. Nuk i di detajet dhe nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur, por mendoj se nuk është ndonjë gjë e madhe”, theksoi Drenthe.

Nga sot, holandezi do të ketë një menaxher, të cilit duhet t’i marrë leje për çdo vendim mbi shpenzimet e tij. Në vitin 2017, Drente tha se kishte humbur shumë nga pasuria e tij për faj të agjentit, duke shtuar se e gënjyen për pagën e tij kur luante me Realin.

“Dija vetëm që do të fitojë 1,8 milionë euro në sezonin tim të parë, kaq. U tregua shumë i zgjuar dhe mori nën kontroll gjithçka”, pati thënë Drenthe për agjentin e tij. Por, vetë Sigi Lens theksoi se “karriera e një futbollisti shkatërrohet jashtë fushës”.

Edhe shtypi holandez ka folur shumë mbi stilin e shtrenjtë të jetës së Drenthe, i cili shpenzoi shumë me mansione dhe projekte të dështuara si dyqane mode apo karrierë në muzikë dhe kinematografi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë