Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Grosjean kujton aksidentin: Rashë në paqe me veten dhe thashë “do të vdes”

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 15:21 | Sporte të tjera

Romain Grosjean doli në një konferencë shtypi për të treguar aksidentin e tmerrshëm që pësoi në Bahrein ditën e diel dhe për të zbuluar mendimet që pati në kokë gjatë sekondave kur ishte i bllokuar në makinën në flakë.

https://a2news.com/2020/11/29/aksident-i-tmerrshem-ne-f1-makina-merr-flake-pas-perplasjes-dhe-ndahet-ne-dysh/

34-vjeçari francez tha: “Kur makina ndaloi pas përplasjes, hoqa rripin e sigurisë. Kur u përpoqa të dal herën e parë, diçka më preku në kokë dhe nuk më lejonte të dilja. Mendova të prisja ndihmën, por pashë rrotull dhe kishte vetëm flakë. Aty kuptova që nuk mund të prisja. U përpoqa të lëvizja, nuk mundesha dhe në mendje kisha pamjen e Niki Laudës. Nuk doja të përfundoja ashtu, por isha i bllokuar. Trupi u qetësua, rashë në paqe me veten dhe thashë: do të vdes. A do të më dhembë shumë? Pastaj, në të dhjetat e sekondës nisa të mendoja për fëmijët e mi, që do të mbeteshin pa babain e tyre. Nisa sërish përpjekjet, këmba kishte ngecur, u ngrita me forcë dhe doli këmba pa këpucë. Kur shpatulla më doli jashtë makinës, mendova se mund të dilja më në fund. Më pas, ndjeva dorën e Ian Roberts (delegat mjekësor i FIA-s) dhe e kuptova që nuk isha vetëm. Nisa të lëvizja duart sepse kisha dhembje, hoqa dorezat sepse nuk doja që të më ngjiteshin në duar. Ian më fliste me zë të lartë, por i thashë të më linte rehat, të fliste si njeri normal. Kur shkuam te makina e mjekut, i thashë që doja të shkoja në këmbë deri te ambulanca, për të treguar se jam mirë”.

https://a2news.com/2020/11/29/pamjet-e-arratisjes-se-romain-grosjean-nga-makina-ne-flake/

Sipas Grosjean, gjëja më e rëndë e këtij aksidenti është fakti se të afërmit e tij kanë vuajtur shumë.

“Më e rënda nuk është ajo që hoqa unë, sepse është jeta ime dhe e kam marrë përsipër rrezikun, por ajo që hoqën familjarët e mi. Kjo më bën të qaj, fakti që i kam shkaktuar vuajtje njerëzve që dua më shumë. Djali i madh mendonte se fytyra ime do të ngelte e zezë, vajza 3-vjeçare më bën nga një vizatim çdo ditë”, tregon Grosjean.

https://a2news.com/2020/12/03/me-duar-te-fashuara-dhe-duke-caluar-grosjean-kthehet-ne-vendin-e-aksidentit-te-tmerrshem/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani