Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi i merr jetën ish-deputetit, Marko Bello

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 10:03 | Aktualitet
Koronavirusi i merr jetën ish-deputetit, Marko Bello

Ndërron jetë në moshën 59-vjeçare, Marko Bello. Ish-ministri dhe ish-deputeti socialist, së fundmi anëtar i Këshillit shqiptar të ambasadorëve, ishte shtruar në një spital në Turqi prej 23 ditësh, por nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin.

''Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!'', ishte reagimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili i shprehu ngushëllimet familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë