Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mësimi në pandemi, orët online stres për mësuesit, vështirësi për nxënësit

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 15:24 | Aktualitet
Mësimi në pandemi, orët online stres për mësuesit,

Prej ditësh, mësimi është kthyer edhe online në shkolla. Orët që kanë zhvilluar në klasë me turnin e parë, të njëjtët mësues i japin edhe pasdite përmes kompjuterit me nxënësit, që sipas grafikut duhet të mësojnë nga shtëpia.

Përveçse i lodhshëm për arsimtarët, mësimi i alternuar është i vështirë për nxënësit. Gjatë orëve online krijojnë mangësi, nuk kanë mundësi të pyesin mësuesit si në klasë, por në mjaft raste nuk kanë internet ose nuk funksionon si duhet platforma e Ministrisë.

Më shumë se kushdo, problemet me mësimin online i dinë mësuesit, por zgjedhin të mos flasin publikisht për shumë arsye. Për shkak të pandemisë dhe situatës së vështirë, orët online nuk  vlerësohen me notë.

Nëse pyet prindërit për mësimin online, ata shprehen të bindur se janë orë të humbura dhe pa rezultat. Ndaj, ata urojnë të zgjatë sa më shumë mësimi në klasa.

Për shkak të përkeqësimit të situatës nga epidemia, Ministria e Arsimit vuri në zbatim skenarin e mësimit të alternuar. Përjashtim bëjnë vetëm nxënësit e arsimit fillor dhe maturantët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë