Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 7%
  • Jo 93%

Babai vret foshnjen pasi e qara po e bezdiste kur po luante video-lojë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 21:05 | Bota
Babai vret foshnjen pasi e qara po e bezdiste kur po luante video-lojë

E qara e fëmijës së tij 7-javësh nuk po e lejonte të përqendrohej në lojë dhe për këtë arsye, një i ri nga Australia goditi fort foshnjen, duke i shkaktuar dëmtime në trup që e çuan në vdekje pas disa ditësh.

22-vjeçari Joseph William McDonald pranoi fajin, pasi fillimisht i kishte thënë partneres së tij se fëmija i kishte rënë nga duart pa dashje kur po i ndërronte pelenat.

Për këtë arsye, fëmija nuk u dërgua në kohë në spital. Pasi u shtrua, mjekët panë se foshnja kishte të dëmtuar shtyllën kurrizore.

Tashmë, i riu rrezikon deri në 20 vite burg.

Dita jonë