Britani-BE, sot takimi final për marrëveshjen post-Brexit

BREXIT 1 1100x620

Negociatorët e Britanisë dhe Bashkimit Europian do të takohen këtë të dielë në Bruksel, në atë çka ekipi britanik e cilëson si “hedhjen e fundit të zareve” në një përpjekje për të arritur një marrëveshje tregtare post-brexit.

Kryeministri Boris Johnson dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen diskutuan të shtunën dhe diktuan ekipet e tyre, për të vijuar diskutimet sot, për të përcaktuar qartë pikat ku palët ndahen apo bashkohen në qendrime.

Të dy palët janë dakordësuar se koha nuk pret më dhe një marrëveshje duhet arritën këto ditë, përpara se marrëveshja e tranzicionit të skadojë në fund të këtij viti. Por një burim në Brukselin zyrtar, siç citon Reuters, u shpreh pesimist për arritjen e një marrëveshje, pas bisedimeve Johnson-Von Der Leyen.

“Kjo është një marrëveshje e drejtë, që duhet të hyjë në fuqi për të mirën e të dy palëve, për të ruajtur principet e sovranitetit dhe kontrollit, për Britaninë dhe BE” theksoi burimi.

Negociatori i BE për Brexit, Michel Barnier pritet të takohet sot me homologun britanik David Frost dhe në mbremje pritet që palët të dalin në një konkluzion, se ku ka ngecur marrëveshja