Udhëto me “pasaportën e imunitetit”, Hungaria pret turistë për festa, Islanda gati për liri të kufizimeve

Që prej shpërthimit të pandemisë në Europë, mes shteteve të saj edhe në Hungari, aeroporti ndërkombëtar i Budapestit ka qënë thuajse bosh, pas qeveria vendosi ti mbyllë kufijtë, kryesisht për të huajt.

Por nëse mund të sigurosh prova të besueshme se je shëruar nga Covid-19 në 6 muajt e fundit, atëherë mund ta vizitosh vendin. Në këtë rast, do të duhet të kesh “pasaportën e imunitetit” me vete.

“Nqs e ke patur virusin më përpara, kjo do të thotë që je imun?”

“Deri tani, sipas studimeve, kemi mësuar se nqs ke antitrupa, vecanërisht në nivel të lartë, atëherë je më i mbrojtur për tu infektuar përsëri.”

Dr. Ania Wajnberg ka drejtuar një studim masiv në Nju Jork, që tregon se më shumë se 90% e pacientëve me simptoma të lehta apo mesatare, kanë mjaftueshëm antitrupa sa për ta vrarë virusin, së paku për 5 muaj. Por ende nuk ka studime që vërtetojnë se sa gjatë zgjat imuniteti.

“Ka disa teori, sipas së cilave ka gjasa qe edhe personat me anti-trupa, mund të mos jenë të mbrojtur. Por mendoj se shumica e atyre që e kanë kaluar covidin, kanë antitrupa dhe konsiderohen të mbrojtur për disa kohë.”

Në muajin prill, OBSH u shpreh hapur kundër pasaportës së imunitetit, duke theksuar se nuk ka asnjë shenjë që provon se antitrupat të japin imunitet absolut.

“Për momentin OBSH i qëndron rekomandimit të saj: të mos përdoren pasaportat e imunitetit”. Por kjo politikë nuk është ndjekur në Hungari prej muajsh.

Për pak ditë, edhe Islanda pritet ti lejojë turistët ta vizitojnë, pas një testi të detyrueshëm, që provon se e kanë mundur koronavirusin. Po ashtu, qytetarët e saj, që provojnë se kanë tashmë antitrupa, janë të përjashtuar nga regulli për të vënë me detyrim maskën mbrojtëse, si pjesa tjetër e popullsisë.

Mjekët e kanë kritikuar vazhdimisht vendimin e qeverisë hungareze për të vënë në përdorim, kundër këshillave të mjekëve, pasaportën e imunitetit, pasi mund të shkaktojë përvecse përhapje të covidit, edhe pabarazi sociale.

Qeveria e Budapestit e sheh këtë si një mënyrë për të nxitur rritjen e ekonomisë dhe rikthimin e lirisë së lëvizjes, teksa Europa është në pritje të vaksinës. Ndërkohë industria ajrore po zhvillon një regjistër sigurie me të dhënat e të gjithë pacientëve, edhe atyre që do të vaksinohen në javët në vijim. Sa i përket atyre që e kalon covidin dhe kanë antitrupa, tashmë në disa shtete europiane, do të mund të udhëtojnë lirisht