Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rënia e konsumit, inflacionin e mbajnë ushqimet, Nurja: Më pak të ardhura

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 16:00 | Ekonomi
Rënia e konsumit, inflacionin e mbajnë ushqimet, Nurja: Më pak

Pandemia e Covid-19 dhe kriza ekonomike që po e shoqëron ka tkurrur ndjeshëm konsumin.

Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni aktualisht po mbahet vetëm nga grupi i ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike, diçka negative në sytë e ish-drejtoreshës së INSTAT, Ines Nurja, për shkak të peshës së madhe që zënë shpenzimet për këtë kategori në buxhetet e familjeve shqiptare.

Të gjithë treguesit flasin për një tkurrje të ekonomisë dhe rrjedhimisht të të ardhurave të qytetarëve, por rëndon më shumë tek ata që kanë më pak.

Duke u nisur edhe nga perceptimi i individëve dhe bizneseve për ekonominë, Nurja shprehet se muajt në vijim do të përkeqësojnë situatën financiare të familjeve shqiptare, çka do të rezultojë në një rritje të atyre që jetojnë nën kufijtë e varfërisë absolute, me më pak se 2 dollarë dita.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani