Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Vëthi i munguar” i ekranit të madh

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 16:56 | Kulturë
“Vëthi i munguar” i ekranit të madh

Vitin e shkuar, kinemaja shqiptare ishte kryefjala e kulturës që mund të dërgonim në kompeticione ndërkombëtare. “Delegacioni”, filmi që po përflitej shumë, nuk ishte dhënë ende në Tiranë. Por, u bë shpejt i njohur për kritikat e mira që merrte sa herë shkonte në një festival filmi nëpër Europë.

Ishte një film që e nisi Artan Minarolli, por pasi ai u nda nga jeta, “Delegacioni”, u bë produksioni peng i kinemasë shqiptare. Skenari i shkruar ishte gjithçka që kishte lënë Artan Minarolli. Këtë skenar e mori dhe e realizoi Bujar Alimani. Kështu u rikthye në vëmendjen e medias “Delegacioni”. Alimani kishte braktisur Nju-Jorku, kishte nisur xhirimet. Kur përfundoi filmi u përcoll vetëm një ditë në ekranin e madh. Kush nuk e kishte parë do të duhej të priste e dhe pak derisa “Delegacioni” të shkonte e të prezantohej në kinematë europiane dhe festivalet e rëndësishme të filmave. Humbja e një prej aktorëve më të mirë që kishte kinemaja shqiptare, largimi i Xhevdet Ferit e riktheu sërish në kryefjalë “Delegacionin”.

Ai ishte filmi i fundit që na kishte lënë si kujtim portreti i paharrueshëm i kinemasë shqiptare. Pas premierës, fitores së çmimit të madh në Varshavë, “Delegacioni” është përzgjedhur ndërkohë në mbi 16 festivale ndërkombëtare, në të cilat ka fituar 12 çmime.

Delegacioni është një krenari e Bujar Alimanit, regjisorin që e kemi ftuar sot në një takim për “Vëthin e munguar” një film tejet personal, një realizim sa eksperimental pa aq edhe magjik.

“Vëthi i munguar”, në fakt, u shkrua për dy ditë dhe shumë pak ditë janë dashur për t’u xhiruar. Nuk ka pasur nevojë të kërkonte lokacione sepse duhej vetëm një shtëpi dhe dy zonja që të mund t’i dashuronin personazhet e tij. Dhe ai gjeti Ema Andrena Dhe Adele Gjokën.

Në këtë rrëfim kinematografik tregohet marrëdhënia e një gruaje të lënduar, jo vetëm nga një bashkëshort që e tradhtonte, por edhe lëngimi për humbjen e një fëmije dhe trishtim që gjithçka dinte ia fsheh edhe vetës. Ema Andrea dhe bashkëshorti po kalojnë një periudhë të vështirë. Kanë humbur një fëmijë. Ema e di që i shoqi e tradhton, por hesht, deri kur i shoqi nuk është më.

Pas vdekjes së tij, gruaja fton dashnoren në shtëpi. Ajo do ta njohë. Këtu nis filmi i Bujar Alimanit. Bujar Alimani kërkon të provokojë debate, e kështu ka bërë edhe këtë herë kur disa persona të cilëve ua do kritikën i fton jo në një kinema, por në një ambient më të vogël për t’i treguar ‘vethin e munguar’.

Kjo grua, të cilës sapo i ka vdekur i shoqi, fton një natë të dashurën, e tij. Gruaja që luhet nga aktorja e njohur Ema Andrea i thotë se i shoqi në testament ka lënë edhe diçka për të. Që të mos hapë proces gjyqësor e për ta lënë testamentin ashtu siç është ajo do të gjithë të vërtetën e historisë së tyre. Por, kjo përballje në një apartament të mbyllur i kalon edhe kufijtë e bisedës. Ato do të përballen edhe fizikisht.

A2 CNN Livestream

Dita jonë