Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Deklarata e përbashkët e Komisionit të Jashtëm të PE: Nisni negociatat me Shqipërinë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 10:54 | Politikë
Deklarata e përbashkët e Komisionit të Jashtëm të PE:

Mbi 20 deputetë të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian kanë firmosur një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës i bëjnë thirrje Këshillit Europian që të miratojë pa vonesë kuadrin negociator me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deklarata mban firmat e përfaqësuesve të grupeve të ndryshme politike. Eurodeputetët kërkojnë nga palët e përfshira që të gjendet një zgjidhje me qëllim që hapja e negociatave të nisë brenda këtij viti. Në deklaratën e përbashkët, parlamentarët e Komisionit të Jashtëm të PE-së paralajmërojnë se, "mbajtja pezull e këtij procesi rrezikon besueshmërinë e Bashkimit Europian në Balkanin Perëndimor".

Sa i përket Shqipërisë, nënvizohet se vendi meriton të avancojë në rrugën drejt BE-së, duke mbajtur në konsideratë përpjekjet e qarta për t’u reformuar, veçanërisht në sektorin e Drejtësisë. Gjithashtu eurodeputetët shtojnë se Shqipëria duhet të përmbushë kushtet e vendosura nga Këshilli.

https://a2news.com/2020/12/07/nuk-ka-dakordesi-per-zgjerimin-ceshtja-hiqet-nga-agjenda-e-samitit-europian/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani