Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Durrës, bie fuqia blerëse. Disa tregtarë ulin qepenat, të tjerët shpresojnë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 14:22 | Sociale
Durrës, bie fuqia blerëse. Disa tregtarë ulin qepenat, të

Tërmeti dhe më pas pandemia e Covid-19 duket se kanë tkurrur ndjeshëm shpenzimet e qytetarëve në qytetin e Durrësit. Këtë fakt e vërteton numri i ulët i shitjeve në tregun industrial të qytetit, si dhe qepenat që mbyllen çdo ditë në këtë treg.

Të klasifikuar si biznes i vogël, këta tregtarë nuk përfituan as “pagat e luftës”, duke bërë që shumë prej tyre të mos i rihapin më qepenat, pas heqjes së izolimit prej pandemisë, në prill të këtij viti.

Të tjerë, vazhdojnë të tregtojnë me shpresën se ndoshta diçka do të lëvizë. Ata shprehen se qytetarët janë të orinetuar për të blerë më së shumti artikuj ushqimorë dhe ilaçe në këtë periudhë, se sa veshje apo këpucë.

Në këtë treg, kanë qenë të regjistruar rreth 300 subjekte, por nga dita në ditë, numri i tyre po tkurret si pasojë e uljes së ndjeshme të fuqisë blerëse.

A2 CNN Livestream

Dita jonë