Rruga Palasë-Dhërmi, oferta fituese 700 milionë lekë më e shtrenjtë se tregu

Publikuar më: 8/12/2020, ora 14:16

Rruga Palasë-Dhërmi, oferta fituese 700 milionë lekë më e shtrenjtë se tregu

Publikuar më: 8/12/2020, ora 14:16

Mënyra sesi hartohen kontratat dhe specifikimet teknike, që bëhen për të nxjerrë fitues të paracaktuar, janë arsyeja që në shumë tendera, kompanitë që paraqesin edhe çmimet më të favorshme për ndërtimin e rrugëve, skualifikohen.

Rasti i pak ditëve më parë me tenderin për “Mbikalimin e TEG”, ku fituese u shpall oferta më e shtrenjtë, përsëritet në një tjetër projekt të prokuruar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Bëhet fjalë për rrugën Palasë-Dhërmi me fond limit 1,6 miliardë lekë. Në garë kanë qenë 7 kompani, por mësohet se fituese është shpallur kompania që ofron një çmim 700 milionë lekë më të lartë se tregu, ose 6 milionë euro më shumë.

Arsyet e skualifikimit të kompanive pjesëmarrëse në tender janë pikërisht specifikimet teknike, të evidentuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, edhe si një ndër arsyet ku abuzohet më shumë me tenderat. Për shqiptarët kjo do të thotë një tjetër rrugë që do të paguhet shtrenjtë me taksat e tyre.