Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Korçë: Rikthehet dëbora, por rrugët nuk po i pastron askush, nuk janë lidhur kontratat

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 10:24 | Aktualitet

Teksa dëbora është rikthyer sot në zonën e Korçës, rezultojnë disa akse pa firma të kontraktuara për pastrimin e dëborës.

Aksi Korçë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Korçë-Lozhan-Moglicë dhe Korçë-Goricë rezultojnë të mos kenë lidhur kontratat me firmat pasi është ankimuar prokurimi i tyre në APP dhe në rast të reshjeve të shumta këto akse nuk i pastron askush.

Situata në zonën e Dardhës

Edhe në aksin e Dardhës, ku aktualisht bie dëborë, nuk po pastrohet pasi asnjë firmë nuk është kontraktuar për këtë punë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë