Të rinjtë në Vlorë, pesimistë, por me dëshirën për të qëndruar në Shqipëri

Të rinjtë në vendin tonë vazhdojnë të përdoren nga politika si fasadë në varësi të interesave. Ky është konstatimi i drejtueses së Qendrës Rinore në Vlorë, tri dekada pas protestës së studentëve për të drejtat e tyre dhe për një Shqipëri Europiane. Sot, pas tridhjetë vjetësh, të rinjtë janë të dyzuar, nëse duhet të qëndrojnë apo të largohen nga vendi.

Tridhjetë vjet pasi studentët u ngritën për të drejtat e tyre dhe për një Shqipëri Europiane, janë pikërisht kjo shtresë vitale e vendit, që ndodhet e pashpresë për të ndërtuar shkollimin dhe punësimin e tyre në vend. Ende pas tridhjetë vjetësh, drejtuesit e qendrave rinore mendojnë se duhet të jenë pikërisht këta të rinj që duhet të marrin fatin e tyre në dorë. Për drejtuesen e qendrës rinore në Vlorë, të rinjtë në vendin tonë përdoren thjesht si fasadë e politikës, kur kjo e fundit ka interesat e veta.

Nga ana tjetër, vetë të rinjtë shikojnë si zgjidhje të shkollimit atë jashtë vendit edhe pse dëshirën e kanë që të kthehen dhe të kontribuojnë në vendin e tyre.

Me urimin që kjo dëshirë të mos venitet me kalimin e viteve, për sa kohë ka të rinj, ka edhe shpresë për këtë vend.