Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vrasja e 25-vjeçarit, protestë edhe në Durrës

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 18:34 | Aktualitet

Përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe anëtarë të forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës, i janë bashkuar organizimit për protestë në nder të të riut Klodian Rashës, që u ekzekutua nga një efektiv i policisë.

Të rinjtë kanë marshuar në mënyrë paqësore fillimisht përpara Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe më pas përpara Drejtorisë Vendore të Policisë.

Me pankarta në duar ku kërkohej dorëheqja e Ministrit Lleshaj dhe drejtësi për vrasjen e 25 vjeçarit, protestuesit kanë ndezur qirinj para hyrjes së dy institucioneve, ndërsa janë shpërdarë paqesisht pak minuta më pas, pa krijuar incidente.

A2 CNN Livestream

Dita jonë