
Buxheti faktik 2019, Presidenti e kalon në heshtje, por ka vërejtje
Presidenti i Republikës ka vendosur të kalojë në heshtje buxhetin faktik të vitit 2019, të miratuar me ligj nga Kuvendi, në muajin nëntor.
Meta shpjegon se duke pasur në konsideratë sjelljen vijuese të Kuvendit ndaj çështjeve kaq delikate, kthimi i këtij ligji për rishqyrtim në Kuvend, nuk do të përbënte ndonjë ndryshim thelbësor.
Gjithsesi, Presidenti kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për të marrë masa, për të mos lejuar përsëritjen e problemeve të evidentuara me treguesit financiar.
Sipas Metës, mungesa në vazhdimësi e një planifikimi real të të ardhurave publike dhe shpenzimeve, është bërë shkak për mosrealizimin e treguesve fiskalë, vitin e kaluar.