Komisioni për Dick Martyn, mbledhja e parë, Bushka e Xhina relatore të çështjes

Komisioni i Posacëm i ngritur për të shqyrtuar veprimtarinë parlamentare të vitit 2011, në lidhje me raportin e raportuesit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty, ka mbajtur sot mbledhjen e parë.

Relatore të çështjes u caktuan Klotilda Bushka dhe Elena Xhina, ndërsa Myslym Murrizi kërkoi që komisioni të thërrasë dëshmitarë të çështjes, dhe të mos mbetet vetëm në shkresa.