Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

BE nuk harron Ballkanin, Leyen: Dhurojmë vaksina për personelin shëndetësor

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 15:40 | Ballkani
BE nuk harron Ballkanin, Leyen: Dhurojmë vaksina për personelin

Bashkimi Europian nuk harron Ballkanin Perëndimor dhe premton që t’i dhurojë vaksina për të luftuar Covid-19, kryesisht për të imunizuar personelin shëndetësor.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, njoftoi se vaksina e zhvilluar nga Pfizer dhe Biontech mund të aprovohet brenda dhjetorit, ndërsa ajo e Modernas në mes të janarit.

“Është vaksinimi dhe jo vaksinat, ajo që shpëton jetë. U bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që të finalizojnë përgatitjet për nisjen e imunizimit. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim ata. Ne gjithashtu kujdesemi për fqinjët tanë. Bashkimi Europian do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga vendet anëtare, në veçanti për të mbrojtur personelin shëndetësor në Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët tanë. Dhe në fund, ne duhet të nisim punën që tani për të shmangur kriza të tjera të mundshme”, tha Ursula Von Der Leyen, presidente e KE.

A2 CNN Livestream

Dita jonë