Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fasonët letër qeverisë, falni gjobat dhe kamatëvonesat e periudhës së pandemisë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 21:25 | Ekonomi
Fasonët letër qeverisë, falni gjobat dhe kamatëvonesat e

Industria fason kërkon nga qeveria faljen e gjobave dhe kamatvonesave për gjithë periudhën e pandemisë.

Pro Eksport Albania i ka dërguar një letër ministres së Financave, Anila Denaj dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, në të cilën parashtron shqetësimin se Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Doganat, OSSHE dhe Drejtoritë e taksave vendore te Bashkive, po mbledhin gjobat dhe interesat e sistemit të gjeneruara nga Marsi 2020, pra në periudhën e pandemisë.

Industria fason vlerëson se ky është një veprim absurd, që nuk po ndodh në asnjë vend tjetër, pasi biznesi nuk është në situatë normale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë