Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

ILD propozon shkarkimin nga detyra të gjyqtares që liroi Doklen, Billën dhe Pajën

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 13:31 | Aktualitet
ILD propozon shkarkimin nga detyra të gjyqtares që liroi Doklen,

ILD ka propozuar shkarkimin nga detyra të Enkelejda Hoxhës.

Hoxha është gjyqtarja e Krujës që ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billën dhe Ilir Pajën.

Sipas burimeve pranë ILD, hetimi disiplinor ndaj gjyqtares ka nisur pasi në media u raportua vrasja më 11 qershor 2020 e shtetasit Hekuran Billës, detaje mbi gjendjen gjyqësore e lirimin e tij si dhe të disa shtetasve të tjerë (Ilir Paja, Endrit Dokle) nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, se Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, nisi verifikimin e më pas hetimin disiplinor për këtë magjistrate.

Hetimi ka përfunduar dhe raporti me shkelje të argumentuara disiplinore i është dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bashkë me kërkesën për shkarkimin e gjyqtares nga detyra për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Veprimet dhe sjelljet e magjistrates përbëjnë shkelje disiplinore që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin. 6, vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017-shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani