Meta kthen buxhetin 2021 në Kuvend, Panariti: Nuk parashikon mbështetje për pandeminë, biznesin dhe uljen e papunësisë

panariti 1100x620

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për buxhetin. Në një deklaratë për mediat drejtori i kabinetit të Presidentit, Edmond Panarati, ka shpjeguar arsyet e kthimit të projektligjit nga presidenti. Arsyeja më madhore, sipas tij, është fakti se ky projektligj nuk parashikon mbështetje të mjaftueshme për të përballuar pandeminë.

“Në të gjitha projeksionet parashikojnë rritje të të infektuarve dhe nevojave për trajtim në shtëpi e spitale nuk parashikohet mbështetje në buxhet për trajtimin spitalor dhe para për blerjen e medikamenteve dhe mjeteve për trajtimin e rasteve”.

Një tjetër arsye sipas Panaritit, për kthimin e projektligjit në Kuvend është edhe mosmbështetja për biznesin dhe uljen e papunësisë në vend.

“Nuk parashikohen programe për të mbështetur biznesin e fasonerinë dhe nuk ka fonde të mjaftueshme për të përballuar pasojat e papunësisë dhe ndërprerjes së aktivitetit ekonomik. Numri i vendeve të humbura të punës është mbi 50 mijë. Shqipëria është vendi i fundit në rajon për paketat financiare për biznesin në tërësi dhe veçanti. Nuk ka objektiv për uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit, kur brezi i të rinjve është prekur më rëndë nga papunësia. Nuk parashikohen fonde për të zbutur këtë plagë

Sipas tij, projektligji nuk parashikon  fonde për zbutjen e borxhit publik dhe ky buxhet nuk është realist sa i takon rritjes ekonomike dhe të ardhurave të popullit.