Pasuesi i Lleshajt, Rama takim me Ruçin

Përditësuar më: 11/12/2020, ora 15:46
ruci 1024x576

Pasuesi i Lleshajt, Rama takim me Ruçin

Përditësuar më: 11/12/2020, ora 15:46

Edi Rama po kërkon një emër. Karrigia e lënë bosh nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duhet zëvendësuar, por kryeministri këtë herë nuk ofroi asnjë suprizë.

Mesditën e kësaj të premteje, ai i shkoi kryeparlametarit Gramoz Ruçi në zyrë, një prej figurave më të vjetra të Partisë Socialiste, për t’u konsultuar mbi emrat e mundshëm në krye të Ministrisë së Brendshme.

Katër muaj larg zgjedhjeve, duket se kryeministri nuk e ka luksin që të mos bëjë zgjedhje të pamenduara, ndaj dhe 24 orë nga dorëheqja e Lleshajt, Rama ende po kërkon një kandidaturë që pikësëpari të pranohet dhe të kënaqë socialistët.