Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Protesta në Durrës, policia shoqëron në komisariat me dhjetëra persona

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 22:27 | Aktualitet
Protesta në Durrës, policia shoqëron në komisariat me

Këtë të premte protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga policia u shtrinë në disa qytete të vendit.

Po ashtu si në kryeqytet edhe në Durrës, protestuesit marshuan në disa zona, ndërsa protestuan edhe përpara komisariatit të policisë, ku hodhën fishekzjarrë, si dhe dogjën dekorimet për festat e fundvitit.

Pas përfundimit të protestës, mësohet se policia ka shoqëruar rreth 50 persona. Ndërkohë, para drejtorisë së policisë janë mbledhur familjarë të të rinjve qe akuzojnë policinë se i ka shoqëruar pa të drejtë se nuk kanë bërë asgjë, vetëm ndodheshin në rrugë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë