Shtyrja e rivlerësimit, frymëmarrje për tregun e pasurive të paluajtshme

Shtyrja e afatit për të bërë rivlerësimin e pasurisë do t’i japë frymëmarrje edhe tregut imobiliar, i cili nuk ka dalë i paprekur nga goditjet që ka pësuar ekonomia shqiptare.

Ilda Baraj, broker real estate, shprehet se ky do të jetë një shans i dytë për individët, por edhe një mundësi për këtë sektor, pasi do të reflektohet në uljen e çmimeve duke nxitur shitjet.

Efekti i pandemisë ndërkohë është shoqëruar me një shtrëngim të kushteve të kreditimit. Sot, bankat janë më të matura në dhënien e huave për blerje banese, diçka që është reflektuar menjëherë nga tregu.

Pasiguritë dhe vështirësitë ekonomike kanë stepur njëkohësisht kërkesat e shqiptarëve për të blerë shtëpi, ndërsa nga ana tjetër, ndërtimet e reja kanë furnizuar në mënyrë konstante ofertën në treg.