Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tirana, një ditë më pas...

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 13:09 | Fotolajme

Fotografi të ndryshme, realizuar këtë të premte në Tiranë, tregojnë gjendjen e disa prej rrugëve të kryeqytetit, një ditë pas protestës së dytë të organizuar pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga një efektiv i Policisë. Një natë më parë, përveç sheshit para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, protestuesit shkaktuan trazira edhe në rrugë të tjera, duke shkatërruar tabela të qarkullimit rrugor dhe kazanë plehrash. Dëme pati edhe në godinën e Muzeut Kombëtar dhe atë të Bibliotekës Kombëtare, por edhe në selinë e Partisë Socialiste.

Klodian Rasha, 25 vjeç, u qëllua për vdekje me dy plumba, gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi po e ndiqte sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Ky i fundit, është arrestuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes.

Prej dy ditësh, protesta të shumta janë organizuar në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, ku nuk kanë munguar edhe përleshjet me Policinë. Të enjten, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen nga posti. Por, në rrjetet sociale është paralajmëruar një tjetër protestë gjatë të premtes në mbrëmje.

(Të gjitha fotot: Light Studio Agency)

A2 CNN Livestream

Dita jonë