Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

26 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, mes tyre dhe një 30-vjeçare

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2020, 20:50 | Ballkani
26 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, mes tyre dhe

Vijojnë te jenë të larta shifrat e infektimeve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Kështu në 24 orët e fundit u konfirmuan mbi 1 mijë të infektuar, duke e çuar totalin e të prekurve në mbi 71 mijë.

Gjithashtu shqetësues paraqitet edhe bilanci i viktimave. Të premten u raportua për 26 viktima, në mesin e tyre edhe një 30-vjecare, për të cilën autoritetet e shëndetësisë thanë se ka pasur sëmundje shoqëruese.

Listës së punonjësve shëndetësorë që kanë humbur betejën me COVID-19 i është shtuar edhe një mjek 41-vjecar nga Tetova, duke e cuar në afro 20 numrin e punonjësve shëndetësor që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Ndërkohë autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftuan se në Repartin Infektiv në Shkup dhe në spitalet e vendit aktualisht trajtohen 1301 pacientë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani