Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Emri i Hamilton në “përjetësi”, i kushtohet pjesë në Silverstone

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2020, 21:29 | Sporte të tjera

Lewis Hamilton do të ketë një tjetër vërtetim zyrtar të karrierës së tij fantastike, diçka që vërtet atë do ta bëjë më të privilegjuar se çdo fitore tjetër në Formula 1.

British Racing Driver’s Club, shoqëria që ka në pronësi pistën e Silverstonit, ka vendosur t’i kushtojë 7 herë kampionit britanik një pjesë të cirkuitit.

Më saktësisht, bëhet fjalë për pjesën fillore dhe në të njëjtin moment edhe fundore të pistës që do të jetë pjesa e vetme e kushtuar një piloti.

Pjesa e "startit" do të jetë pikërisht ajo kushtuar kampionit britanik

“Kjo është diçka e çmendur, nuk di çfarë të them. Asnjë pilot në aktivitet nuk ka pasur një fat të tillë, ndihem shumë mirënjohës”, deklaroi Hamilton pas lajmit të dhënë nga ish-piloti, David Coulthard, që mban funksionin e kreut të British Racing Driver’s Club.

Hamilton ka barazuar mitin Schumacher me 7 kampionate të fituara, me objektivin ta kalojë atë sezonin e ardhshëm, ndërkohë që ka tashmë më shumë fitore (95), pole position (98) dhe podiume (164).

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani